340.137:355.45 (497.7:4-672 ЕУ)

Doc.Dr Agim SHAQIRI

HARMONIZIMI I LEGJISLACIONIT NACIONAL NGA

SFERA E SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË ME LEGJISLACIONIN TË BE

Abstract

Safety and health at work as a fundamental right presents basic segment which is included in the social dimension, as well as in the health. Along with work ability and well-being of the individual, it is a key element for the overall development of socio-economic development of every country.

More than half the world’s population now belongs to the globalization of the workforce that consistently, in the period of working life, more or less exposed to injury to health, such as environmental factors - working conditions.

According to the report of the International Labour Organisation (ILO) from 2003 onwards, every year in the world enroll approximately 340 million occupational injuries, with at least 2,300 fatal accidents death consequences.

According to the organization each year enroll approximately 160 million new cases of occupational diseases, which are as a result of exposure to physical, chemical or biological substances in the workplace are appropriate for work. Of these diseases, about 6300 people die every day.

According to the European Agency for Safety and Health at Work based in Bilbao, Spain, injuries and occupational diseases which are due to inadequate protection organization of workers costs average any country in Europe 2.6 - 3.8% of gross revenues (GDP.).

Therefore the safety and health of workers at work is not only a legal obligation itself, but needs to improve productivity and economic progress of any country.

The Republic of Macedonia on its path of integration in the European Union, has necessarily addressed the harmonization of legislation in the field of safety and health at work, with a high commitment, not only in the transposition of the European regulative, but also in capacity building in terms of creating a system of health and safety at work, the last progress report of the European Commission to the Republic of Macedonia, presents particularly good progress in the harmonization of legislation in this area.

To increase the capacity of health and safety at work, in 2010, according to the Law for occupational safety, Government of RM established the Council on safety and health at work, as an advisory body of the government, composed of 15 members representatives of social partners, public institutes, scientific-educational and non-governmental organizations.

In 2011 the Government approved the strategy for safety and health at work 2011-2015, with Action Plan 2011-2012.

Abstrakt

Siguria dhe shëndeti në punë si e drejtë themelore paraqet segmentin themelor që përfshihet si në dimensionin social, po ashtu edhe atë shëndetësor. Së bashku me aftësinë e punës dhe mirëqenies së individit, ai është elementi kryesor për zhvillimin e përgjithshëm socio - ekonomik të çdo shteti.

Më se gjysma e popullatës botërore sot i takon globalizimit të fuqisë punëtore e cila në mënyrë të vazhdueshme, në periudhën e jetës së punës, më pak ose më shumë është eksponuar në dëmtimet e shëndetit, si faktorë të ambientit - kushteve të punës.

Në bazë te raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) prej vitit 2003 e këndej, çdo vit në botë regjistrohen rreth 340 milionë lëndime në punë, me më së paku 2.300 aksidente fatale me pasoja të vdekjes.

Sipas kësaj organizate çdo vit regjistrohen rreth 160 milionë raste të reja të sëmundjeve profesionale, të cilat janë si pasojë e eksponimit të dëmtimeve fizike, kimike apo substancave biologjike në vendet e punës të papërshtatshme për punë. Prej këtyre sëmundjeve çdo ditë vdesin rreth 6300 persona.

Sipas Agjencisë evropiane për sigurinë dhe shëndetin në punë me seli në Bilbao të Spanjës, lëndimet në punë dhe sëmundjet profesionale të cilat janë si pasojë e organizimit joadekuat të mbrojtjes të punëtorëve, mesatarisht çdo shteti në Evropë i kushton 2,6 - 3,8% të bruto të hyrave (xhdp-së).

Prandaj siguria dhe shëndeti i punëtorëve në punë nuk paraqet vetë detyrim ligjor, por nevojë për përmirësimin e produktivitetit dhe progresit ekonomik të çdo shteti.

Edhe Republika e Maqedonisë në rrugën e saj integruese në Bashkimin Evropian, doemos i është qasur harmonizimit të legjislacionit nga sfera e sigurisë dhe shëndetit në punë, me një përkushtim të lartë, jo vetëm në transponimit të rregullativës evropiane, por edhe në ngritjen e kapaciteteve në drejtim të krijimit të një sistemi të sigurisë dhe shëndetit në punë, mbase edhe raporti i fundit të progresit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedoni, paraqet progres të mirë sidomos në harmonizimin e legjislacionit nga kjo sferë.

Në ngritjen e kapacitetit të sigurisë dhe shëndetit në punë, në vitin 2010, konform Ligjit për siguri në punë Qeveria e RM-së themeloi Këshillin për siguri dhe shëndet në punë, si organ këshillëdhënës i Qeverisë, i përbërë nga 15 anëtarë, përfaqësues nga partnerët social, instituteve publike, shkencore-arsimore dhe shoqatave joqeveritare.

Në vitin 2011 nga ana e Qeverisë u miratua edhe Strategjia për siguri dhe shëndet në punë 2011-2015, me Planin aksional 2011-2012.

SIGURIA DHE SHËNDETI I PUNËTORËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Në Republikën e Maqedonisë ndryshimet ekzistuese sociale, ekonomike dhe jo-stabiliteti i sistemit politik dhe ekonomik, procesi i tranzicionit, aplikimi i ekonomisë së tregut, si dhe stagnimi i shumë aktiviteteve ekonomike kanë ndikim të madh në ambientin e punës, në kushtet e punës, të sigurisë profesionale, si dhe në gjendjen shëndetësore dhe aftësisë së punës të punëtorëve të eksponuar. Ndryshimet e mëdha në ekonominë globale, ndryshimet e njëpasnjëshme të jetës së punës dhe përgjegjësitë e punëdhënësve kanë krijuar nevojën e shpejtë për forcimin dhe adaptimin e mënyrave dhe metodave që aplikohen për arritjen e nivelit të shëndetit, mjedisit jetësor të punës dhe sigurisë në vendin e punës, si në nivel nacional, po ashtu edhe në atë lokal. Nevojitet që të arrihet një baraspeshë optimale ndërmjet interesit të biznesit dhe atij ekonomik nga njëra anë dhe aftësisë punuese (fizike, mentale, sociale) dhe shëndetit të punëtorëve dhe familjet e tyre nga ana tjetër. Krizat politike dhe konfliktet ushtarake me ndikime të drejtpërdrejta apo indirekte materiale dhe psikologjike që i ndryshojnë kushtet ambientale dhe e keqësojnë mënyrën normale të jetës, popullatën e sjellin në ekspozim më të madh ndaj faktorëve të ndryshëm ekologjik që janë të rrezikshëm. Rreziku profesional specifik, si për shembull ai ekologjik-shëndetësor më së shpeshti është i pranishëm në xehetari, metalurgji, energjetikë, industrinë kimike (atë organike dhe joorganike), si dhe në industrinë e ndërtimit, të tekstilit, të lëkurës dhe atë ushqimore, pastaj në industrinë e drurit, të duhanit, në bujqësi dhe në të gjitha degët tjera ekonomike.

Prezenca e një numri të madh të teknologjive të vjetërsuara, përdorimi i pajisjes dhe makinave të vjetra si dhe mos-aplikimi- respektimi i masave përkatëse të mbrojtjes në vendin e punës, paraqesin barrë shtesë. Kanosje më e madhe paraqet zbatimi i teknologjive të reja në formë joprofesionale që në vetë ngërthen rreziqe të panjohura dhe të paidentifikuara, posaçërisht në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Pasqyra negative është kompletuar me mungesën e regjistrit të dëmeve profesionale dhe vendeve të punës me rrezik. Problem shtesë paraqet mungesa e të dhënave për indikatorët shëndetësorë nga kjo sferë (sëmundjet profesionale, lëndimet në punë, abstenimi etj). Kjo është rezultat, ndërmjet të tjerash, edhe i statusit joadekuat të Shërbimeve të Mjekësisë së Punës me më se 200 profesionistë me kualifikim të lartë.

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË SIGURISË DHS SHËNDETIT NË PUNË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Siguria dhe shëndeti në punë si përmbledhje e masave normative dhe standardeve për krijimin e kushteve të sigurta të punës paraqitet si kategori kushtetuese.

Sipas legjislacionit e RM-së, kjo është konceptuar si pjesë përbërëse e organizimit dhe procesit të punës mbi të cilën sigurohet për çdo punëtor dhe për çdo punë të dobishme, pa marrë parasysh llojin dhe ndërlikueshmërinë e punës që është në pajtim me parimin kushtetues për të drejtën në mbrojtje në punë të çdo të punësuar.

Ligji për siguri dhe shëndet në punë përcakton se bartësi i obligimit dhe zbatimit të masave për siguri në punë është punëdhënësi i cili është i detyruar dhe përgjegjës për krijimin e kushteve të sigurta të punë si dhe në hapësirën e vetë punës.

Edhe pse, ligji në fjalë fillimisht është trajtuar si e drejtë sociale e punëtorëve, ai sa e më shumë e paraqet karakterin e vet ekonomik. Me sigurimin e ambientit të sigurt të punës, me krijimin e kushteve të volitshme dhe të sigurta të punës njëkohësisht krijohen parashikime të bazuara për zvogëlimin e lëndimeve dhe sëmundjeve, mungesave nga puna si dhe produktivitet më të larta, që paraqesin efekte ekonomike të cilat pa dyshim duhet ta stimulojnë punëdhënësin për një angazhim më serioz në krijimin dhe zbatimin e kushteve të sigurimit në punë.

Kur flitet për siguri dhe shëndet në punë, me këtë nocion nuk nënkuptohet vetëm mbrojtja e punëtorëve nga lëndimet fizike dhe sëmundjet profesionale, por edhe mbrojtjen e identitetit psikik dhe moral, që paraqet një çështje komplekse e cila në ditët e sotme bëhet sa më aktuale. Në kushtet e garave të paskrupullta në sigurimin sa më të madh të profitit, ekziston rreziku për devalvimin e funksionit human të mbrojtjes së punës dhe devalvimin e krenarisë dhe personalitetin e njeriut si punëtor.

Siguria dhe shëndeti i të punësuarve në Republikën e Maqedonisë daton që nga viti 1945 dhe e njëjta ka kaluar në disa periudha të zhvillimit të saj.

Periudha e parë 1945-1960, kur edhe është sjellë akti i parë normativ – për formimin e Inspektoratit të punës[1], i miratuar nga KAÇKM. Ky akt si detyrë parësore rregullonte mbikëqyrjen inspektive në zbatimin e legjislacionit të punës. Ky organ funksiononte në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kompetenca territoriale ishte territori i Maqedonisë si njësi federale.

Akti i dytë normativë është vendimi për themelimin e Inspektoratit të Punës[2].nëpër qarqet e atëhershme (Shkup, Manastir dhe Veles).

Gjatë kësaj periudhe për herë të parë miratohet Ligji federativ për Inspektoratin e Punës[3]. Edhe pse këto tre akte janë emërtuar si ligje të inspektoratit të punës, kurse tema e shqyrtimit të këtij punimi ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë, arsyeja është se me këto akte me këtë emërtim, ishte rregulluar jo vetëm mbikëqyrja inspektive, por edhe pjesa normative mbi të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve nga lëmenjtë e marrëdhënieve të punës dhe mbrojtjes së punëtorëve gjatë punës. Me miratimin e këtij akti ligjor u dha mundësi ligjore për nxjerrjen e shumë akteve nënligjore në drejtim të zbatueshmërisë së këtij ligji.

Periudha e dytë 1960-1970, paraqet një periudhë me rëndësi, nga se për herën e parë në këtë periudhë u miratua edhe Ligji për organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve të inspektimit të punës në Republikën e Maqedonisë[4]. Në këtë periudhe është për të theksuar miratimi i ligjit të parë nga sfera e mbrojtjes së punës, që emërtohej Ligji Federativ për mbrojtje në punë[5], ligj, me një përmbajtje normative mjaft përmbajtësore dhe profesionale, nga ana tjetër mjaft voluminoz, duke rregulluar shumë standarde dhe normativa nga sfera e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Periudha e tretë 1970-1980, për Maqedoninë paraqet periudhë shumë të rëndësishme, për shkak të miratimit të Ligjit për Inspektoratin e Punës[6]dhe Ligjin për Mbrojtjen në Punë[7], si ligje republikane, që do të thotë se për herën e parë Maqedonia krijon legjislacion vetanak, detyrimisht ligje që janë në ligjshmëri me ligjet përkatëse federative.

Periudha e katërt 1980-1990 paraqet zhvillimin e rregullimit normativ të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe në sferën e mbikëqyrjes inspektive, me miratimin e Ligjit për mbrojtje në punë[8]dhe Ligji për Inspektoratin e punës[9]

Periudha e pestë 1990-2001, përfaqëson periudhën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, kur për herë të parë në cilësinë e shtetit të pavarur dhe sovran miraton Ligji për mbrojtjen në punë[10] dhe Ligji për Inspektoratin e Punës[11].

Periudha e gjashtë përfaqëson mileniumin e ri d.m.th. prej 2001 – deri më sot, është periudha e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimit Evropian.

Në përputhje me programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë 2006-2010 dhe Programit Kombëtar për harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian, ndër obligimeve tjera të imponuara u paraqit edhe nevoja për harmonizimin e Ligjit dhe rregulloret që përfshinë fushën e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në punë.Ligji për Mbrojtjen në punë i vitit 1998, edhe pse nga ana përmbajtësore rregullonte segmente respektivisht sfera të rëndësishme për sigurinë dhe shëndetit në punë, por i njëjti nuk ishte i harmonizuar plotësisht me legjislacionin evropian, gjegjësisht nuk ishte plotësisht në përputhje me Direktivën kornizë të Këshillit nr. 89/391/KEE e 12 qershorit 1989, për përçaktimin e masave për të nxitur dhe për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.Për shkak të kësaj, qe e nevojshme që legjislacioni i ri të marrë një koncept të ri, i cili, si në aspektin terminologjik por edhe në atë konceptual plotësisht do t’i transpononte dispozitat e Direktivës 89/391/EEC.

Çka thuhet në preambulën e kësaj direktive?

‘Edhe më tutje ekziston shkalla e lartë e paraqitjes të lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale; është domosdoshmëri të vendosen ose të përmirësohen masat preventive me qëllim të sigurohet siguri dhe mbrojte e shëndeti të punëtorëve dhe të vendoset një siguri e nivelit më e lartë.’

Në nenin 118a të Marrëveshjes së Romës thuhet: të miratohen kërkesat minimale për mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve të ambientit të punës dhe të sigurohet nivel më të lartë të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

Direktiva kornizë duhet të shërbejë si bazë për nxjerrjen –miratimin e direktivave të cilat i përkasin të gjitha rreziqeve lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë; sistemet juridike të shteteve anëtare të UE, dukshëm dallohen në rregullimin e kësaj sfere, dhe është e nevojshme që të njëtat të avancohen dhe unifikohen.

Principet e përgjithshme të cilat i përkasin direktivës

- Parandalimin e rrezikut në punë,

- siguria dhe mbrojtja e shëndetit në punë,

- eliminimi i faktorëve të rrizikut dhe lëndimeve në punë,

- informimi, këshillimi,

- bashkëpunimi i ndërsjelltë,

- stërvitja e punëtorëve dhe përfaqësuesëve të tyre dhe legjislacioni.

Çka përfshin kjo direktivë

Përfshin të gjitha degët e aktiviteteve, publike dhe private.

Nuk aplikohet në aktivitete të posaçme të shërbimeve publike (forcat e armatosura, polici, ose aktivitete të përcaktuara të shërbimeve të mbrojtjes civile).

Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës

Ligji mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë[12] i miratuar në vitin 2007, qe i pari akt ligjor pas sa vitesh që ndërron emërtimin, prej konceptit mbrojtje në punë në siguri dhe shëndet në punë. Ky ligj plotësisht u harmonizua me Direktivën kornize, për përcaktimin e masave për të nxitur dhe për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Ky ligj përveç tjerash rregullon bazën ligjore për miratimin e Dokumentit Strategjik Kombëtar për zhvillimin e kësaj sfere, si dhe krijimin e një organi këshillëdhënës i Qeverisë së RM-së, për zhvillimin dhe zbatimin e politikave në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë që rrjedhin nga Konventa e Organizata Ndërkombëtare e Punës[13].

Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës bazohet në këto principe themelore:

Përcaktimi i masave të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve,

Obligimet e punëdhënësve dhe të drejtat dhe obligimet të punëtorëve nga siguria dhe shëndetit të punëtorëve gjatë punës.

Përcaktimi i masave preventive ndaj rreziqeve profesionale, mënjanimi i faktorëve të rrezikshëm për lëndime, informimi, konsultimet, trajnimet e punëtorëve dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe përfaqësimi i tyre në planifikimin dhe ndërmarrja e masave të sigurimit dhe shëndetit në punë.

Parimet themelore të Ligjit

Mënjanimin e rreziqeve;

Vlerësimin e rreziqeve që nuk mund të mënjanohen;

Veprimi me rreziqet që në fillim;

Adaptimin e punës ndaj individit veçmas në lidhje me karakteristikat e vendit të punës dhe ambientit të punës;

Zgjedhjen e pajisjes mbrojtëse personale;

Zgjedhjen e substancave ose preparateve kimike;

Zgjedhjen e metodave punuese dhe prodhuese;

Zbatimin e masave të duhura për ruajtjen dhe përforcimin e shëndetit;

Adaptimin ndaj përparimit teknologjik;

Zëvendësimin e rrezikut me parrezik ose me më pak të rrezikshme;

Zhvillimin e strategjisë së sigurisë së plotë që përfshin, teknologjinë, organizimin e punës, kushtet e punës, marrëdhëniet dhe faktorët njerëzore që ndikojnë ndaj ambientit të punës;

Dhënien e prioritetit masave të sigurisë kolektive përkundër masave të veçanta,

Sigurimin e udhëzimeve dhe instruksioneve adekuate dhe informimin e të punësuarve.

Aktet nënligjore të cilat dalin nga Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës

Rregullorja për mënyrën e përpilimit të deklaratës për siguri, përmbajtja e saj si dhe të dhënat mbi të cilat duhet të bazohet përcaktimi i rrezikut,

Rregullorja për llojin , mënyrën dhe vëllimin e kontrollimeve mjekësore,

Rregullorja për mënyrën e mbajtjes së evidencës,

Rregullorja për kushtet të cilat duhet ti plotësojnë personat juridik ose fizik për ushtrimin e punëve profesionale,

Rregullorja për kushtet, mënyrën, programin për dhënien e provimit profesional për siguri në punë,

Rregullorja për formën e njoftimit për fillimin e kryerjes së veprimtarisë.

Rregullorja për edukimin dhe profesinalizimin e personave profesional

Transponimi i direktivave individuale që dalin nga Direktiva kornizë 89/391/ KEEpër vendosjen e mbështetjes të masave të për përmirësimin e Sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në punë – framework directive

Në procesin e transponimit të këtyre direktivave ndihma profesionale ka qenë e siguruar nëpërmjet të instrumentit ТАIЕХ, prej Republikës së Francës dhe Republikës së Sllovenisë, si formë e shkëmbimit të eksperiencës, këshilla dhe rekomandime lidhur me zbatimin praktik të këtij legjislacioni.

Në këtë periudhë prej miratimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë janë nxjerrë 18 rregullore në të cilat janë transponuar 18 direktiva individuale, respektivisht 27 me ndryshime dhe plotësime.

Rregullorja për mbrojtjen nga ekrani (Gaz.zyr.RM.nr. 115/2005), në të cilën është transponuar direktiva: Direktiva 89/655/KЕE për nevojat minimale për SSHP gjatë përdorimit të ekraneve nga punëtorët në vendin e punës,

Rregullorja për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve gjatë përdorimit të mjeteve të punës, Gaz.zyr.RM.nr.116/07, Direktiva 89/655/KEE për nevojat minimale për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve gjatë përdorimit të mjeteve të punës,

Rregullorja për pajisjet personale mbrojtëse (Gaz.zyr.RM.nr 116/2007), në të cilën është transponuar direktiva: Direktiva 89/665/KEE prej 30 nëntor1989 për nevojat minimale për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve gjatë përdorimit të pajisjeve personale,

Rregullorja për shenjat siguruese gjatë punës (Gaz.zyr.RM.nr 127/2007), në të cilën është transponuar direktiva: Direktiva 92/58 për nevojat minimale për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve gjatë sigurimit të shenjave gjatë punës,

Rregullorja për ngarkim dhe shkarkim të peshës (Gaz.zyr.RM.nr. 135/2007), në të cilën është transponuar direktiva: Direktiva 90/269/KEE prej 29 Мај 1990 год. për nevojat minimale për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të peshësnga ana e punëtorëve,

Rregullorja për mbrojtje nga zhurma në vendin e punës (Gaz.zyr.RM.nr 21/2008), në të cilën është transponuar direktiva: Direktiva nr. 86/188/KEE

Rregullorja për mbrojtje nga vibracioni në vendin e punësGaz.zyr.RM.nr. 26/2008) në të cilën është transponuar Direktiva: 2002/44/Parlamentit dhe Këshillit Evropian,

Rregullorja për ndërtimtarinë mobile të përkohshme (Gaz.zyr.RM.nr РМ nr. 105/2008), në të cilën është transponuar direktiva: Direktiva: 92/57/KEE,

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP në hapësirën e punës Gaz.zyr.RM.nr. 154/2008), në të cilën është transponuar direktiva: 89/654/KEE,

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP nga rreziqet lidhur me eksplozionet atmosferikeGaz.zyr.RM.nr 74/09, në të cilën është transponuar :Direktiva 1999/92/e Parlamentit dhe KëshillitEvropian

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP nga rreziqet e punëtorëve të eksponuar në azbest (Gaz.zyr.RM.nr.50/2009), në të cilën janë transponuar direktivat: 83/477/KEE, 80/1107/KEE, 91/382/KEE, 2003/18/KE 83/477/KEE,

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP nga rreziqet lidhur me rreziqet e punëtorëve të eksponuar në substancat kimike (Gaz.zyr.RM.nr.46/2010), në të cilën janë transponuardirektivat: 98/24/EC, 2000/39/ЕС për vlerat kufitare të eksponimit profesional, 91/322/KEE, 2006/15/KE 98/24/KEme të cilën ndryshon Direktiva 91/322/KEE, 2000/39/KE,

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP nga rreziqet lidhur me rreziqet e punëtorëve të eksponuar në substancat kancerogjene, mutagjene dhe substanca toksike për reproduksion(Gaz.zyr.RM.nr.110/2010), në të cilën është transponuar Direktiva: 2004/37/KE të Parlamentit Evropian dhe këshillit,

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP nga rreziqet lidhur me rreziqet e punëtorëve të eksponuar në substancat biologjike, në të cilën është transponuar Direktiva: 2000/54/KE të Parlamentit Evropian dhe këshillit,

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe gratë lehona ose të cilat i kanë fëmijët në gji, në të cilën është transponuar Direktiva e Këshillit 92/85/ЕЕС për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe gratë lehona ose të cilat i kanë fëmijët në gji;

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve në industritë për nxjerrjen e mineraleve me shpim (shporrje), në të cilën është transponuar Direktiva e Parlamentit 92/91/KEE, për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve në industritë për nxjerrjen e mineraleve me shpim (shporrje),

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve të eksponuar me substanca fizike – rrezatimi artificial optik, në të cilën është transponuar Direktiva e Këshillit2006/25/ЕС për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve të eksponuar me substanca fizike – rrezatimi artificial optik dhe

Rregullorja për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve në industrinë e eksploatimit sipërfaqësor dhe nëntokësor të mineraleve në të cilën është transponuar Direktiva e Këshillit92/104/KEE, për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve në industrinë e eksploatimit sipërfaqësor dhe nëntokësor të mineraleve

Gjatë këtij viti (2013), janë paraparë të transponohen

Direktiva e Këshillit93/103/KE, për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve në anijet e peshkimit dhe

Direktiva e Këshillit2004/40/KE për nevojat minimale për SSHP lidhur me rreziqet e punëtorëve të eksponuar me substanca fizike-fusha elektromagnetike;

Bazuar në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë, në vitin 2009 nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është themeluar Këshilli për siguri dhe shëndet gjatë punës

Këshilli përbëhet prej 15 anëtarëve prej të cilëve:

Katër nga organizatat reprezentuese të punëdhënësve;

Katër nga organizatat reprezentuese të sindikatave;

Tre të emëruar nga Qeveria e RM-së;

Një nga Fakultetet të cilat – realizojnë arsimim nga sfera e SSHP;

Një nga Fakultetet të cilat realizojnë arsimim nga sfera e mjekësisë së punës;

Një përfaqësues nga shoqata e personave profesional për SSHP dhe

Një përfaqësues nga shoqata e ekspertëve të mjekësisë së punës.

Këshilli për siguri dhe shëndet gjatë punës i ka këto kompetenca: shqyrton dhe jep mendim dhe udhëzime për programin; gjendjen në fushën e sigurisë dhe të shëndetit gjatë punës, strategjinë për politikë koherente për parandalimin dhe zvogëlimin e lëndimeve në vendin e punës, sëmundjet profesionale dhe sëmundjet dhe lëndimet tjera të cilat janë të lidhura me punën; bazat profesionale për përpunimin e ligjeve dhe dispozitave tjera për siguri dhe shëndet gjatë punës; dhe dokumentet e organizatave ndërkombëtare lidhur me sigurinë dhe shëndetin gjatë punës.

Me strategjinë përcaktohet zhvillimi i SSHP, lidhur me mbrojtjen e shëndetit, jetës së punëtorëve, aftësitë e punës të punëtorëve dhe pengimin e lëndimeve në punë dhe sëmundjet profesionale dhe sëmundjet tjera lidhur me punën.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011 e miratoi Strategjinë për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë Republika e Maqedonisë (2011-2015) dhe Planit të Veprimit për periudhën 2011-2012, ndërsa në muajin shtator 2012 dhe Planin e Veprimit për periudhën 2013-2015.

Strategjia e miratuar jep pasqyrë reale mbi gjendjen e tanishme në këtë sferë dhe jep udhëzime strategjike për përfshirjen e të gjithë aktorëve në arritjen e një sistemi modern, efikas dhe efektiv të shëndetit dhe sigurisë në punë në Republikën e Maqedonisë, e cila synon të kontribuojë për zvogëlimin e lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale.

Në aspekt të zbatueshmërisë së Ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe në drejtim të ngritjes së kapacitetit të sigurisë në punë deri në dhjetor të vitit 2012, provimin profesional e kanë dhënë 431 persona, të shumtit inxhinierë të diplomuar, dhe të njëjtit kanë marrë certifikatën si persona profesional nga siguria në punë. Po ashtu prej këtyre personave profesional në këtë periudhë si subjekte juridike të autorizuara për ushtrimin e detyrave nga kjo sferë janë licencuara 37 subjekteve.

Burimet:

Vendimi për nominimin e Inspektoratit të punës (Gazeta zyrtare e njësisë federale Maqedonia në kuadër të Federatës Demokratike Jugosllave, nr. 3, Prill 1945)

Vendimi për themelimin e Inspektoratit të Punës ( Gaz.zyr.e RPM, nr.9/1946)

Ligji federativ për Inspektoratin e Punës (Gaz.zyr. RPFJ, nr.100/1946)

Ligji për organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve të inspektimit të punës në Republikën e Maqedonisë (Gaz.zyr. e RSM, nr. 12/1966)

Ligji Federativ për mbrojtje në punë (Gaz.zyr. e RSFJ, nr. 15/1965)

Ligjit për Inspektoratin e Punës (Gaz. zyr. e RSM, nr. 45/1973)

Ligjin për Mbrojtjen në Punë (Gaz. zyr. e RSM, nr. 45/1973)

Ligjit për mbrojtje në punë (Gaz. zyr. e RSM, nr. 17/1987)

Ligji për Inspektoratin e punës (Gaz. zyr. e RSM, nr. 31/1985)

Ligji për mbrojtjen në punë (Gaz. zyr. e RM, nr. 13/1998)

Ligji për Inspektoratin e punës (Gaz. zyr. e RM, nr. 35/1997)

Ligji mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (Gaz. zyr. e RM, nr. 92/2007)

Direktiva kornizë 89/391/ KEEpër vendosjen e mbështetjes të masave të për përmirësimin e Sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në punë

Konventa e ONP-së për siguri dhe shëndet në punë, nr 155/1981

[1]Gazeta zyrtare e njësisë federale Maqedonia në kuadër të Federatës Demokratike Jugosllave, nr. 3, Prill 1945.

[2]( Gaz.zyr.e RPM, nr.9/1946)

[3](Gaz.zyr. RPFJ, nr.100/1946)

[4] (Gaz.zyr. e RSM, nr. 12/1966)

[5] (Gaz.zyr. e RSFJ, nr. 15/1965)

[6] (Gaz. zyr. e RSM, nr. 45/1973)

[7](Gaz. zyr. e RSM, nr. 45/1973)

[8](Gaz. zyr. e RSM, nr. 17/1987)

[9](Gaz. zyr. e RSM, nr. 31/1985)

[10](Gaz. zyr. e RM, nr. 13/1998)

[11](Gaz. zyr. e RM, nr. 35/1997)

[12](Gaz. zyr. e RM, nr. 92/2007)

[13]Konventa e ONP-së për siguri dhe shëndet në punë, nr 155/1981